Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi flet për raportet midis PL dhe PD: Nëse opozita s’është e kapur nga Rama, duhet të dalë me një kandidat në zgjedhje

Kryemadhi flet për raportet midis PL dhe PD: Nëse opozita

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për raportet mes PL-së dhe PD-së. AJo tha se marrëdhëniet janë të mira, duke nënvizuar se çdo parti ka axhendën e vet.

“Atë që unë shikoj dhe ndjej mendoj se marrëdhëniet janë normale dhe të mira. Secila parti ka axhendën e saj. Mendoj se marrëdhënia mes dy partive ka të bëjë me zgjedhjet lokale, sepse ajo është sfida e përbashkët”, tha Kryemadhi.

Kjo e fundit u shpreh për “Kjo Javë” se sfida e përbashkët e opozitës janë zgjedhjet lokale. Sipas saj, nëse opozita nuk është e kapur nga Rama, atëherë duhet të dalë me një kandidat pavarësisht.

“Mendoj se opozita nëse nuk është e kapur nga shteti mafioz i Edi Ramës duhet të dalë me një kandidat të përbashkët. Ne si PL jemi të fokusuar tek këshillat bashkiakë. Çdo vonese i shërben Ramës. Ajo që është e rëndësishme është  që qytetarët kërkojnë një opozitë të vërtetë.

Zgjedhjet e25 prillit dëmtuan një opozitë të vërtetë. Tashmë është momenti për ta unifikuar qëndrimin. A do të jenë me primare apo pa primare, nuk ka rëndësi. Për mua duhet të jetë një kandidat i vetëm përballë kandidat të rilindjes. Çdo minutë që ne vonohemi i shërben autokracisë së Edi Ramës”, u shpreh ajo.

 

Të fundit