Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet, Kryemadhi flet mbi strategjinë e opozitës për të dalë me dy lista

Zgjedhjet, Kryemadhi flet mbi strategjinë e opozitës për të
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur mbi strategjinë e opozitës për të dalë në zgjedhje me dy lista. Kjo sipas saj nuk është një ndarje por taktikë për maksimalizimin e votave. Ajo për ‘A2 CNN’ se po bashkohen të gjitha bindjet politike në një front dhe programet e PD dhe LSI po shkojnë drejt harmonizimit.

"Ky është një maksimizim vote. Nuk është ndarje, por përkundrazi është një bashkim. Është bashkim identitetesh. Pra, bashkohen sot të gjitha strukturat dhe bindjet politike në një front, i cili tashmë fillon dhe formalizohet nëpërmjet listave të Partisë Demokratike me aleatët e saj, listët e Lëvizjes Socialiste për Integrim me identitete dhe personalitete që i përfshihen kësaj liste për të ecur dhe për të zhvilluar 58 ditët e fundit të fushatës zgjedhore, që na ndajnë nga 25 prilli", tha Kryemadhi.

Të fundit