Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi flet për zonat ku do kandidojë për deputete: Jam në mëdyshje mes dy qarqeve

Kryemadhi flet për zonat ku do kandidojë për deputete: Jam

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar dy qytetet e mundshme se ku mund të kandidojë për deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Kryemadhi tha për "Fax News" se ende nuk e ka vendosur, por ka dy ide, ose në qarkun e Elbasanit ose në qarkun e Fierit.

“Është shpejt për të folur për listën e deputeteve të LSI-së. Po bëjmë zgjedhjen e delegatëve për Konventën e partisë me datën 5 dhjetor.

Monika Kryemadhi përballet me këdo që i del para. Nuk ka të bëjë me interesin tim personal, por ka të bëjë me parimet. Nuk e kam problem fare.

Akoma nuk e kam vendosur ku do të kandidoj për deputete, por kam dy ide Elbasan dhe Fier. Meqë me Kodin e ri e kanë vendosur kryetarin e partisë të kandidojë në katër qarqe do të shikojmë.”- tha Kryemadhi.

Të fundit