Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi fushatë për PL-në? Blushi: Bënte thirrje të votonin Metën, por sulmonte bashkëpunëtorët e tij

Kryemadhi fushatë për PL-në? Blushi: Bënte thirrje të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e ka cilësuar si një shaka të madhe pjesëmarrjen e Monika Kryemadhit në fushatën për zgjedhjet e 11 majit.

Duke folur në News 24, Blushi tha se nga njëra anë Kryemadhi ftonte qytetarët të votonin për ish bashkëshortin e  saj, Ilir Metën, dhe nga ana tjetër i sulmonte bashkëpunëtorët.

"Zgjedhjet e 11 majit ishin terrorizëm elektoral. Ka pasur kërcënime për largim nga puna dhe është përdorur masivisht administrata publike. Partia e Lirisë ka nisur analizën e rezultatit. Nuk doja të flisja për temën e fushatës, është shaka e madhe që ndërkohë që fton njerëzit që të votojnë Metën, godet bashkëpunëtorët e tij më të afërt. 8000 heronj në kushte të vështira presioni e shantazhi votuan për presidentin Ilir Meta.


Këtë javë mbyllim procesin e analizës. Do vetëpastrojmë partinë, nga ata individë që kanë përfituar nga PL dhe Meta, por që janë sot pranë Edi Ramës. Këta individë i kanë marrë fytyrën vetes së vet. Votat e Partisë së Lirisë janë tjetërsuar. Pra votat nuk janë tretur, pasi njerëz të PL janë aktivë. Partia ka strukturë solide. Meta në qendrën e tij të votimit doli më mirë se edhe ne të tjerët që ishim në liri. Sigurisht që ka vend që të vetëpërmirësohemi. Ka qenë parti që është goditur fort, teksa presidenti i partisë mbahet në izolim ekstrem", tha Blushi.

Të fundit