Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kryemadhi: Kam mesazhe se si po ushtrohet presion psikologjik ndaj administratës, bizneset kanë frikë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku theksoi se po vihet re "revoltë nga e qytetarëve".
Kryemadhi u ndal edhe te largimi nga vendi i profesionistëve.
"Këtu ka ndodhur një absurditet që hiqen nga puna inxhinierët, hiqet profesionistët dhe kush merret? Dhe pastaj thonë që punë ka, por s’ka profesionistë. Shumë inxhinierë po largohen nga Shqipëria", shtoi Kryemadhi.
Kjo e fundit nënvizoi edhe presionin që u bëhet bizneseve apo administratës publike. Ajo tha se ka mesazhe që dëshmojnë presionin psikologjik ndaj administratës.
"Ne po diskutonim edhe pak më parë, që duke hyrë nëpër biznese të ndryshme, duke takuar njerëz, ata janë të gatshëm të afrohen, të na thonë problemet e tyre por, ‘vetëm fotografi mos na bëni’, - thonë -, se tani vijnë dhe na gjobisin edhe thjesht me një fotografi.
Njerëzit kryesorë, apo ata që e ndiejnë më shumë është administrata publike, sepse janë ata të cilët vendosen përballë presionit dhe përgjegjësisë. Është ajo që tregon dhunën që ushtrohet nga përgjegjësit e tyre. Mua dje më kanë dërguar disa mesazhe se si ndaj tyre ushtrohet presion psikologjik", deklaroi ajo.