Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Klodian Zoto në kërkim prej 1 viti, Bashkia e Tiranës i paguan 29 mijë euro në ditë

Kryemadhi: Klodian Zoto në kërkim prej 1 viti, Bashkia e Tiranës

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi deklaron se prej një viti është në kërkim administratori i inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto dhe lejon bashkinë e Tiranës që të paguajë 29 euro për ton.

Duke folur në Syri tv, Kryemadhi shton se kompanitë e inceneratorëve janë të regjistruara në off shore dhe për këtë e ka detyrë të hetojë SPAK.

“Përsa i përket kompanive offshore, këtë e ka për detyrë SPAK-u me Bankën e Shqipërisë. Të verifikojnë kompanitë off shore. Qeveria shqiptare ka në dorë vetëm një gjë. Duke marrë kontratën në dorë dhe duke mbikëqyrur se çfarë ndodh atje, ka për të detyrë të zbatojë kontratën që të mos paguajë para. Dhe SPAK-u, duke qenë se prej një viti është në kërkim administratori i inceneratorit të Tiranës, lejon bashkinë e Tiranës që të paguajë 29 euro për ton.

1 mijë ton në ditë plehra, i thonë 29 mijë euro në ditë me njeriun që është në kërkim nga drejtësia shqiptare. Kaq është e mjaftueshme. Banka e nivelit të dytë i derdh paratë në numrin e llogarisë që i ka dhënë ajo. Ti nuk e di kush është pronari i atij që merr numrin e llogarisë bankare dhe kush janë atje pronarë dhe çfarë bëjnë ato para dhe ku shkojnë. Se ti me off shore i derdh paratë dhe po në off shore të vijnë paratë për investime”, thotë Kryemadhi.

Të fundit