Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: LSI ka nisur konsultimet me grupet e interesit për projektbuxhetin e 2022, më pas ofrojmë propozimet tona  

Kryemadhi: LSI ka nisur konsultimet me grupet e interesit për

 Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkruan se Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022.

Në një status në Facebook, Kryemadhi sqaron se në përfundim të këtij procesi, LSI do të ofrojë propozimet ligjore në Kuvend, duke shpresuar që të mbështeten nga aktorët politikë.

Ajo shton se qytetarët gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë.

 “Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022.

Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë.

Në përfundim të këtij procesi, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend, me shpresën për mbështetje sa më të gjerë nga aktorët e tjerë politikë, që buxheti i shtetit në vitin që vjen, të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët dhe të dedikojë mbështetje reale ndaj stafit mjekësor në punën e tyre”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit