Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Marrim 100 mandate më 25 Prill, kam frikë se PS s'do të dalë as e treta

Kryemadhi: Marrim 100 mandate më 25 Prill, kam frikë se PS s'do

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet e sigurt për fitoren e opozitës në zgjedhjet qendrore të 25 prillit, madje do të marrë 100 mandate sipas llogarive të saj.

Ajo deklaron se shifrat e dala nga sondazhet e ndryshme që janë bërë, janë të gabuara, ndërsa shton më tej se Partia Socialiste e ka shumë të vështirë të dalë dhe e treta.

“Edi Rama paguan për të tjetërsuar dhe manipuluar opinionin publik. I dobëti do të shitet i fortë, sa më i fort të shitet, aq më i dobët është. Kandidatët e opozitës duhet të bëjnë 5 takime me nga 10 vetë në ditë, për 57 ditë, nga ora 6 e mëngjesit, në orën 10 të darkës, dhe do të kemi takuar deri në fund 810 mijë faktorë të takuar. Kjo përkthehet në 100 mandate. Ju them që nuk ka shans që PS të dalë e para. Të urojmë që të dalë edhe e treta, sepse është shumë e vështirë të dalë e treta”, tha Kryemadhi për A2.

Kryemadhi zbuloi se vetë do të kandidojë në Fier, Elbasan, Tiranë dhe një qark tjetër të cilin nuk e ka vendosur ende.

“Deri të premten tjetër do të shoh edhe vendin e katërt, sepse ma ka bërë këtë nder Edi Rama”, tha ajo.

 

Të fundit