Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi mbërrin në GJKKO: Do të përballem sot me drejtësinë e kastruar

Kryemadhi mbërrin në GJKKO: Do të përballem sot me

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Kryemadhi tha për mediat jashtë GJKKO-ë se do të kërkonte llogari për publikimin e dosjes, në të cilën siç deklaroi edhe një ditë më parë, janë bërë publike ndërhyrje kirurgjikale që ka kryer deputetja dhe një nga fëmijët e saj.

Kryemadhi tha se do të paraqitet sot për t’u përballur me drejtësinë e kastruar dhe drejtësinë e propagandës së Ramës.

“Po shkoj sot për tu paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar. Nëse inteligjencën nuk e kanë aq të zhvilluar sa të kuptojnë se çfarë do të thotë fjala kastruar, për të kërkuar dhe treguar nga ata se kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Pra për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës, nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët dhe e partnerëve tanë për të cilën kanë shpenzuar me miliona dollarë dhe euro, por për të kuptuar se është drejtësia e propagandës së Edi Ramës.

Megjithatë do të shikojmë, t’ju shikojmë dhe fytyrat se si i kanë, do ta përballojnë dot apo jo, kështu që shihemi më pas”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit