Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi me banorët e njësisë 3 në Tiranë: Ekonomia në krizë, ndihmat e qeverisë inekzistente

Kryemadhi me banorët e njësisë 3 në Tiranë: Ekonomia
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi me banore te njesise nr 3

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaron se mundësitë e punësimit janë të pakëta për shkak të mbylljes së shumë bizneseve gjatë pandemisë.

Në një takim me banorët e Njësisë 3 në Tiranë, Kryemadhi akuzon qeverinë se pas mbylljes prej pandemisë, efekti i ndihmës shtetërore dhe paketat ndihmëse ekonomike kanë qenë inekzistente.

“Ne patëm dje takime dhe një nga gjërat që po diskutonim me ta, janë problematikat, duke qenë se më shumë në jetën e përditshme jemi me të rinj dhe të reja, kemi pasur si problem mungesën e hapësirave të punësimit. Te Njësia 8 ishim me profesor Petrit Baren, i cili po thoshte që gjithë infermierët kanë ikur dhe nuk gjejmë dot një infermiere të kualifikuar, nuk gjejmë dot një student të mjekësisë ku janë e ku s’janë që të jenë pjesë e stafit mjekësor.

Por një nga problemet që e ndjekim çdo ditë ne, që është pjesë e jetës së përditshme është që hapësirat janë të pamundura. Edhe kur vjen puna që kur një njeri sëmuret, e ka të pamundur financiarisht për t’u përballur me sëmundjen. Pra nuk është më një shëndetësi falas, por është një shëndetësi shumë e shtrenjtë.

Ndërkohë që mundësitë për t’u punësuar janë shumë të vogla, për të mos thënë që janë kthyer në minus, për shkak sepse bizneset për shkak të pandemisë dhe shumë gjërave të tjera janë mbyllur dhe hapësirat janë shumë të vogla.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe pse pandemia, edhe pse lockdoëni që bëri qeveria pa asnjë lloj kriteri, efekti i ndihmës shtetërore dhe paketat ndihmëse ekonomike kanë qenë inekzistente, pra që njerëzit nuk e kanë ndjerë atë.  Kështu që në çdo qelizë të familjes shqiptare ka jo vetëm dëm ekonomik, por edhe depresion social”, tha Kryemadhi.

Të fundit