Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Me paratë e inceneratorit Lefter Koka ka shlyer kreditë

Kryemadhi: Me paratë e inceneratorit Lefter Koka ka shlyer kreditë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për përfshirjen e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës në aferën e ineceratorëve.

Nisur nga fakti se në 2017-ën, Koka u zgjodh deputet nën siglën e LSI-së, Kryemadhi tha se ai nuk ka blerë vota për llogari të partisë që ajo drejton.

Sipas saj, ish-ministri me paratë e inceneratorit të Elbasanit ka shlyer kreditë e tij personale.

“Paratë që Lefter Koka ka marrë nga inceneratori i Elbasanit ka shlyer kreditë e tija bankare, nuk mendoj se me paratë e inceneratorëve i ka blerë vota në vitin 2017.

Megjithatë dua të theksojë, a janë paratë e incenratorit të Tiranës që janë përdorur për blerje votash Tiranë,  Durrës, Elbasan Berat dhe Fier? Kjo është çështje që duhet ta zgjidh SPAK”, tha Kryemadhi për “Opinion”.

 

 

Të fundit