Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi me të rinjtë: Call Center mund të jetë një mundësi e mirë punësimi, bota po shkon drejt virtuales

Kryemadhi me të rinjtë: Call Center mund të jetë një
Kryemadhi gjatë takimit në Call Center

Kryetarja e LSI-, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me të rinjtë në një biznes Call Center në Tiranë. Ajo ka folur me ta për programin e LSI-së mbi biznesin dhe punësimin

Kryemadhi tha se plani i partisë së saj ‘Mëso dhe Fito’, u jep mundësi të rinjëve që në të njëjtën kohë mund të shkollohen dhe të punojnë. Ndërsa tha se gjithë bota po shkon drejt sistemit online dhe IT, Kryemadhi i cilësoi Call Center-at si një mundësi e mirë punësimi.

"Kemi shumë miq që kanë Call Center. Kisha dëgjuar, por nganjëherë njerëzit duhet ti shohin, ti prekin gjërat vetë dhe faktikisht është një hapësirë që ndoshta mund të krijojë një mundësi të mirë punësimi, me një pagë të mirë paguar, por ndoshta edhe duhet ta vrasim pak mendjen, sepse sikurse ju keni sjellë risi përsa i përket ndihmës që i jepni klientëve me kreditë, apo shitjen e siguracioneve, të mos rrimë thjesht në kuadrin e kësaj, por të dalim edhe në kuadrin e krijimit të out-sourceve, që janë tepër të domosdoshme.

Nëse Zvicra jeton me sistemet bankare, ne mund të jetojmë me krijimin e hapësirave apo të netëork-ut të IT-së edhe pse e gjitha bota tashmë po shkon drejt komunikimit virtual, teknologjisë. IT-ja është një nga punët më të paguara sot, por ne duhet ta kthejmë në eficiencë në mënyrë të tillë që të ketë garancinë e punës, por edhe cilësinë e mësimdhënies, por edhe të profesionistëve me një cilësi të mirë", u shpreh Kryemadhi.

Të fundit