Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi me të rinjtë në Maliq: Duam që ju të jeni vendimmarrës, 25 prilli është shansi i fundit

 
Kryemadhi me të rinjtë në Maliq: Duam që ju të jeni
Foto nga takimi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Maliq. Ajo është njohur nga afër me shqetësimet e tyre, ku mbizotëron mungesa e vendeve të punës.

Kryemadhi u kërkoi të rinjëve të marrin fatin në dorë, qoftë edhe duke i kërkuar politikës atë që meritojnë. Ajo u premtoi se opozita do të krijojë hapësira për ta nëse vjen në pushtet pas 25 prillit.

Sipas saj, këto zgjedhje janë shansi i fundit që ka Shqipëria për të ndryshuar dhe për të mbyllur tranzicionin.

"Ne duam që të kemi një strukturë jo politike, duam të kemi një strukturë qytetare. Ne duam që ju të jeni vendimmarrësit në qytet. Duam që ju të jeni Këshilli Bashkiak, që të jeni Parlamenti i Maliqit, duam që të jeni përfaqësuesit e qytetarëve të Maliqit kudo, për të marrë vendimet e duhura për ta zhvilluar ekonominë.

Është shumë e vështirë për një artist sot, sepse qoftë me muzikën, qoftë me pikturën, nuk ke mundësi të ushqehesh e të mbash familjen. Sot është shumë e vështirë të gjesh të rinj dhe të reja që duan të qëndrojnë pranë familjeve të tyre.

Dhe një nga problemet kryesore që kemi ne sot është shpopullimi, largimi i të rinjve dhe të rejave. Dhe pse ikin? Ikin se nuk kanë mundësi punësimi. Nuk konkurrojmë dot me tregun rajonal për shkak të cilësisë së keqe të sistemi arsimor, për shkak të mungesës së kurrikulave, për shkak të mungesës së infrastrukturës, të mungesës së zhvillimit të biznesit apo ekonomisë, si dhe mungesës së krijimit të vendeve të reja të punës", tha Kryemadhi.

Të fundit