Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi zgjedh Petrit Vasilin para Keidi Mehmetajt, merr mandatin e deputetit në Fier

Kryemadhi zgjedh Petrit Vasilin para Keidi Mehmetajt, merr mandatin e deputetit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zgjedhur të marrë mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit dhe jo atë në Qarkun e Tiranës, ku ishte kryesuese në të dyja listat. Ajo i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, ku njofton për marrjen e këtij vendimi.

Kështu ngelet jashtë Kuvendit Keidi Mehmetaj, e cila ishte e dyta në Fier, ku LSI-ja mori vetëm një deputet.  Ndërsa do të futet në parlament Petrit Vasili, i cili ishte i treti te lista e Tiranës, ku LSI-ja mori dy mandate.

Sa i përket votave preferenciale: Monika Kryemadhi mori në Fier 1771 vota, ndërsa në Tiranë 2446 vota. Keidi Mehmetaj mori 712 vota preferenciale në Fier, ndërsa Petrit Vasili 362 vota në Tiranë, i cili do të futet në Kuvend

Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandat gjithsej në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kryemadhi zgjedh Petrit Vasilin para Keidi Mehmetajt, merr mandatin e deputetit

Të fundit