Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi mesazh për fundvitin: 2020 ishte një luftë për të gjithë ne, ndikimi i Covid-19 tregoi dobësinë e shtetit

Kryemadhi mesazh për fundvitin: 2020 ishte një luftë për
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar vitin që po lëmë pas një luftë për të gjithë.

Në një mesazh drejtuar shqiptarëve, Kryemadhi thotë se ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit teksa rendit rritjen e papunësisë, çmimet e larta, largimin nga Shqipëria etj.

2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne. Ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Ne pamë rritje të papunësisë, çmime të larta, më pak mundësi dhe më shumë shqiptarë që largohen nga vendi ynë.

Shumë shqiptarë po luftojnë për të mbijetuar.

Uroj me zemër të gjithë shqiptarët e mi që 2021-i të sjellë shpresë të re, energji të re dhe më shumë mundësi.

Kjo është arsyeja e angazhimit tonë, të rikthejmë shpresën në Shqipëri.

Një Shqipëri më e mirë po vjen. Së bashku ne mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni.

Gëzuar Vitin e Ri 2021. Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, uron Kryemadhi.

Të fundit