Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Mjeku i Traumës u arrestua si kartel droge, kurse qeveria drejton korrupsionin

Kryemadhi: Mjeku i Traumës u arrestua si kartel droge, kurse qeveria

Fitim Marku është mjeku i Spitalit të Traumës që u vu në pranga dje nga policia pasi u kap teksa merrte ryshfet nga pacientët.

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi shkruan në Facebook se mjeku u arrestua si kartel droge, ndërkohë që qeveria drejton një kartel korrupsioni nga zyrat e taksapaguesve. Teksa fokusohet te premtimi i qeverisë Rama për shëndetësi falas, Kryemadhi shkruan se sot shqiptarët paguajnë më shumë teksa korrupsioni është rritur.

Kryemadhi shkruan se shqiptarët kanë nevojë për paga më të larta dhe vende pune të miëpaguara për të ndaluar emigrimin masiv.

“Dje qeveria ka arrestuar një doktor për korrupsion, ndërkohë që vazhdon të furnizojë me paratë e shqiptarëve korrupsionin masiv me inceneratorët. Doktori u arrestua si kartel droge, kurse qeveria drejton një kartel korrupsioni nga zyrat e taksapaguesve. Absurdi i shëndetësisë falas të Ramës, është se sot shqiptarët po harxhojnë më shumë për tu kujdesur për shëndetin dhe korrupsioni është rritur.

Duhet dhënë fund korrupsionit në shëndetësi, por kjo kërkon trajtim me pagë dinjitoze. Duhet të rrisim pagat e doktorëve, mësuesve, administratës, që ata të mos kenë nevojë për të parë qytetarët nga duart. Të gjithë shqiptarët kanë nevojë për paga më të larta, ndaj vendi ka nevojë urgjente për të krijuar më shumë vende pune të mirëpaguara, çfarë do të ndalonte edhe emigrimin masiv. Të arrestuar duhet të jenë qeveritarët e inceneratorëve, jo doktorët, mësuesit e profesionistët”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit