Ditari i Opozitës

Kryemadhi në Fier: Rama bllokoi ekonominë e vendit, shteti duhet të jetë partner me qytetarët dhe biznesin

Kryemadhi në Fier: Rama bllokoi ekonominë e vendit, shteti duhet

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorët e fshatit Dermenas, në Fier. Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar turizmin, bujqësinë dhe se ka mashtruar për hapjen e vendeve të reja të punës.

Sipas Kryemadhit, vëmendja e Ramës nuk janë shqipatrët.

"Në fakt Shqipëria i ka pasur mundësitë për të krijuar jo vetëm 300 mijë vende pune por më shumë. Për të pasur vende pune për të rinjtë dhe të rejat, dhe të mirëpaguara por kur nuk krijon vëmendje, nuk krijon respekt ose kur nuk shikon dashuri ndaj qytetarëve të t'u jo vetëm që nuk krijon dot mundësi për punësim por përkundrazi do të mbyllësh vende pune, do ta bllokosh ekonominë e vendit tënd.

Kur vjen dhe shikon zhvillimin e turizmit apo bujqësinë apo agroturizmin dëgjonim që Rama thonte se do të bënte investime të jashtëzakonshme jo vetëm në infrastrukturë por përkundrazi do të zhvillojmë turizmin në mënyrë të tillë që të kemi dhe turizëm popullor por edhe turizëm elitar. Jo vetëm që elitar nuk kemi por përkundrazi dhe atë pak popullor që ishte e ka rrënuar duke e shkatërruar me taksa shumë të larta dhe duke i çuar ata drejtë mbylljes së bizneseve. Duke i humbur edhe ato pak vende pune të cilat i kishin krijuar shqiptarët me mundësitë e tyre. Mos të flasim më pastaj dhe të shkojmë te bujqësia që për hir të së vërtetës ne e kemi live me video kur Rama thotë se do të investojë 130 milionë euro subvencione në bujqësi.

 As 0.8% nuk është. Edhe atë periudhë në të cilën ne kemi pasur mundësi për ta drejtuar ka qenë aq e mundimshme dhe një përplasje aq e madhe midis strukturave të bujqësisë dhe të qeverisë sepse paratë e bujqësisë nuk shkonin më te fermeri dhe te blegtori por shkonin te fasadat apo zyrat luksoze të administratës së qeverisjes së Ramës. Për të distancuar është shumë e kollajshme por nuk mendoj se distancimi vjen me fjalë. As për ta denoncuar nuk kanë më nevojë njerëzit që t’iu themi se çfarë ka bërë Rama. Njerëzit sot kanë nevojë më shumë të dinë se çfarë do t’u ofrojmë ne dhe se cila është alternativa jonë", tha Kryemadhi.

Ditari politik

Të fundit