Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi në Fier: Të heqim taksën për prodhimin vendas

Kryemadhi në Fier: Të heqim taksën për prodhimin vendas
Kryemadhi gjatë takimit

Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me qytetarët në  Fier. Ajo foli për punësimin dhe taksat në vend, ndërsa shtoi se se një nga propozimet e saj do të jetë heqja e taksës për produktet vendase.

“Në një bashkëbisedim që patën ditën e djeshme, ne hodhëm idenë e diskutimit që, të gjitha prodhimet shqiptare të jenë pa taksë, pa TVSH, për të stimuluar jo vetëm prodhimin vendas, por për të krijuar një hapësirë që shqiptarët të kenë çmime më të ulëta dhe prodhime të një cilësie të mirë. Sepse ne shohim dy standarde, një standard shohim shqiptarët që i hedhin apo i groposin prodhimet e tyre në rrugë, ndërsa kemi standardin tjetër që dy apo tre biznese importojnë qoftë qepën, hudhrën apo edhe pataten e domaten, ndërkohë që mund të kemi prodhimet tona”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo tha se TVSH-ja po dëmton rëndë bujqësinë. Kryemadhi bëri me dije se brenda javës së ardhshme LSI do të prezantojë programin e saj.

Të fundit