Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi në Kuvend: Buxheti i ri do i japë 10 mln dollarë inceneratorit të Tiranës

Kryemadhi në Kuvend: Buxheti i ri do i japë 10 mln dollarë

Kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot në Kuvend se nga buxheti i vitit 2023 do t’i kalohen 10 mln dollarë inceneratorit të Tiranës.

 “Në 24 kompani për evazion fiskal që kam paditur janë 189 milionë dollarë evazion fiskal, a i keni referuar në prokurori 3 inceneratorët në prokurori, se paskeni referuar zonjat që kanë vdekur dhe të paralizuarit, po ju si drejtori tatimesh i keni referuar apo ju ka ardhur mesazhi me ËhatsApp.

Rama normal që do flasë dhe do përmendë plakat e pleqtë, këto kompani janë kompanitë që kanë ndërtuar 3 incenratorët në Shqipëri.

Normal që Edi Ramës i dhemb dhe normal që ka problem me këtë çështjes sepse në buxhetin që do kaloni i jepni inceneratorit të Tiranës 10 milionë dollarë, mund të bëni pafundësisht për pensionistët, shkollat por edhe uljen e çmimeve me 10 milionë dollarë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

 

Të fundit