Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi nga GJKKO: Veglat njëpërdorimshe nuk flasin dot ata pa lejen e Ramës, duan show politik

Kryemadhi nga GJKKO: Veglat njëpërdorimshe nuk flasin dot ata pa lejen

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur pas daljes nga GJKKO ku u shty në orën 13:30 seanca gjyqësore ndaj saj, Ilir Metës, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Kryemadhi deklaroi se prokurorët e SPAK nuk janë asgjë më shumë se vegla të Ramës dhe grupit kriminal të tij. Deputetja e PL akuzoi se prokurorët kanë bërë një provokim ndaj saj pasi e kanë lënë në një sallë me Metën, duke ditur marrëdhënien mes tyre.

“Sot kam kuptuar që veglat njëpërdorimëshe të Edi Ramës dhe të grupit të strukturuar kriminal që nga inceneratorët, 5D, koncesionet, ne sot i pamë në fytyrat e tyre të veshura me togat e zeza. Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të inkriminuar.

Sot kanë bërë një provokim të hapur për mua dhe familjen time. E dinë marrëdhënien time me z. Meta dhe na kanë futur në një sallë, kur secili ka masë arresti dhe seanca duhet të ishte individuale. Asnjë nga ne nuk është akuzuar, por të dyshuar”, u shpreh Kryemadhi.

Nga ana tjetër, ajo tha se prokurorët e SPAK nuk mund të flasin pa lejen e Ramës.

“Të gjithë jemi të dyshuar po poshtërsia e tyre më e madhe për të larguar vëmendjen nga Enchro, krimi i strukturuar kërkojnë të bëjnë show politik, ndoshta emocional, por nuk i kënaqim dot.

Ku kanë b*th me fol ata, ku flasin dot ata pa lejen e Ramës. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”, tha Kryemadhi.

Të fundit