Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi nga SPAK-u: Kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës

Kryemadhi nga SPAK-u: Kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, që i është caktuar.

Kryemadhi tha për mediat se është vënë re një sërë shkeljesh ligjore të akuzës dhe se mbrojtja e saj do t’i vërtetojë me fakte.

“Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem madhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojë të kundërtën e asaj që shkruhet. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë”, tha ajo.

Të fundit