Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Nuk dështova të bëj opozitarizëm, Basha ‘më vrau pas shpine’

Kryemadhi: Nuk dështova të bëj opozitarizëm, Basha

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh se nuk ka dështuar në opozitarizmin e saj, por se Lulzim Basha si ish-bashkëpunëtor, ‘e vrau pas shpine’.

E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, Kryemadhi tha se është faji i Bashës dhe tradhtia e tij që e solli vendin në këtë gjendje, teksa theksoi se mund të kishte bërë ndryshe duke filluar nga largimi nga Parlamenti e deri te djegia e mandateve.

“Nuk e di ca plani ka Meta pasi të ikë nga presidenca, Monika nuk dështoi në opozitarizmin e saj, u vra pas shpine nga bashkëluftëtari i saj, tradhtia e Bashës ka sjellë Shqipërinë në këtë stad ku jemi. Mund të kishte qenë ndryshe, duke  mos u largua nga parlamenti e duke mos bojkotuar zgjedhjet, opozitarizmi nuk bëhet me ide, por me alternativa e programe”, tha Kryemadhi.

 

Të fundit