Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi nuk zgjodhi ta çonte në Kuvend, Mehmetaj: Ky rezultat më angazhon të reflektoj, nuk zbeh angazhimin në LSI

Kryemadhi nuk zgjodhi ta çonte në Kuvend, Mehmetaj: Ky rezultat

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zgjodhi të merrte mandatin e deputeti në Fier dhe nga ky vendim u fut në Kuvend Petrit Vasili i cili kandidonte në Tiranë dhe ngeli jashtë Keidi Mehmetaj.

Lidhur me këtë vendim, Mehmetaj shprehet se Kryemadhi ka dashur që para dy vitesh që të jetë deputete e Fierit. Pavarësisht se ngeli jashtë Kuvendit, ajo u shpreh se ky rezultat do ta bëj atë të reflektojë dhe se nuk do të zbehet angazhimi që ajo ka me LSI.

“Lajmin e kam marrë nga vetë Kryemadhi, kam biseduar me të. Kryemadhi ka dashur vetë qysh para dy vitesh të jetë deputete e Fierit. Në LSI kemi filluar të bëjmë analiza mbi metodologjinë në procesin e reflektimit Brenda LSI. Ne nuk e kemi pare garën e brendshme të LSI e cila mund të na vërë në presion me njëri-tjetrin. Monika Kryemadhi është deputetja më e votuar në qarkun e Fierit, votuesit e LSI kanë votuar për të patur 2 deputetë në Tiranë dhe një në Fier. Unë nuk e kam pare angazhimin tim të lidhur me postet që unë mbajë. Ky rezultat më angazhon të reflektoj, nuk zbehet angazhimi në LSI, pavarësisht çdo gjëje. Gjatë fushatës mendoj se duhet të ishim më agresiv, rezultati që unë prisja nuk doli", u shpreh Mehmetaj në emisionin "Breaking"

Të fundit