Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Opozita e bashkuar me dy lista merr 100 mandate, në disa zona mund të ketë jetë e përbashkët

Kryemadhi: Opozita e bashkuar me dy lista merr 100 mandate, në disa zona
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pohon se opozita e bashkuar merr të paktën 100 mandate në zgjedhjet e 25 prillit kur të futet në zgjedhje me dy lista.

E ftuar në Çim Peka LIVE, Kryemadhi thotë se opozita nuk ka arsye të hyjë me një listë në zgjedhje, por në disa zona mund të ketë listë të  përbashkët. 

“Se në cilat qarqe, këtu nuk mund ta themi që tani,” tha ajo.

“Ne kemi një vit që kemi hyrë në kurthin e Edi Ramës dhe merremi me Kodin Zgjedhor, kur duhet të merremi me hallet e shqiptarëve”.

“Ju po kërkoni që ne të hyjmë në një listë, atë që kërkon Edi Rama. Rama shkeli Kodin Zgjedhor, shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, shkeli Kushtetutën dhe ju mendoni se këtë e bëri për të favorizuar opozitën? Rama nuk favorizon familjen e tij kur bie fjala për pushtetin.

Ne, edhe po të hyjmë me një listë, do të regjistrohen dy lista, pasi kështu është me Kod Zgjedhor,” tha Kryemadhi.

Të fundit