Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi bën bilancin: Pagat e naftëtarëve janë sa 1/3 e parave që i dhanë recepsionistit për ‘Unazën e Re’

Kryemadhi bën bilancin: Pagat e naftëtarëve janë sa 1/3 e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi komentoi protestën e naftëtarëve të Ballshit dhe protestën e zhvilluar këto ditë mbi kërkesat e tyre. 

Ajo tha për ABC Neës se të gjitha pagat e naftëtarëve janë rreth 5 milionë euro , sa 1/3 e parave që sipas saj mori recepsionisti në skandalin e ‘Unazës së Re’.

"A e dini sa fuçi naftë prodhon Shqipëria në ditë? Prodhon 22 mijë fuçi naftë. Është vendi 78 në botë për prodhim nafte dhe i 48 në botë për rezervat e naftës. A e dini sa fuçi naftë prodhon Maqedonia?

240 fuçi naftë dhe është vendi i 132 në botë. Sa është çmimi i naftës në Shqipëri? 1 mijë e 600 lekë ose 1.6 dollarë.

Sa është çmimi i naftës në Maqedoni? 0.9 dollarë. Po ku shkojnë këta dollarë? Lëmë naftëtarët pa rroga. 5 milionë euro i ka naftëtarët ai, 1/3 e parave që i dha atij recepsionistit që mori 12-13 milionë euro që i çoi pa bërë asnjë tender në OST", tha Kryemadhi.

Të fundit