Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi paralajmëron Tabakun: Të ketë kujdes kur përmend LSI-në, nuk kursen asnjë që i bie në qafë

Kryemadhi paralajmëron Tabakun: Të ketë kujdes kur përmend

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka ashpërsuar tonet ndaj nënkryetares së PD, dhe kryetares së Komisionit të Inceneratorëve, Jorida Tabaku.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kryemadhi i ka kërkuar Tabakut që të bëjë kujdes kur përmend emrin e LSI-së apo të dikujt nga LSI-ja, në të kundërt do t’i hapë procesverbalin e komisionit.

Dua t’i bëj diçka shumë të qartë, Tabaku duhet të jetë shumë e kujdesshme kur të përmend emrin e LSI-së. Se LSI-ja e ka bërë Tabakun nënkryetare bashkie, dhe që bashke me Pëllumb Seferin emëronin të gjithë edukatorët e çerdheve dhe koptsheve në Tiranë. Të ketë kujdes kur të përmend emrin e LSI-së dhe këdo nga LSI-ja.

Shqipëria siç është fshat i madh është edhe fshat i vogël, të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Ajo duhet të jetë shumë korrekte kur përmend emrin e LSI-së në Komisionin Hetimor. Duhet të jetë shumë korrekte, se po të dojë i hap procesverbalin e komisionit.

Duhet të jetë shumë korrekte, pasi LSI-ja nuk kursen asnjë që i bie në qafë,” tha Kryemadhi

 

Të fundit