Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Fashikujt artikuj portalesh! Firmosëm që s’jemi dakord

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Fashikujt artikuj portalesh! Firmosëm

Monika Kryemadhi është paraqitur mesditën e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme, aty ku i janë komunikuar zyrtarisht akuzat bashkë me nënën e saj.

Pas daljes nga SPAK, në një prononcim për gazetarët Kryemadhi deklaroi se fashikujt përmbajnë artikuj portalesh dhe shpenzime të zakonshme si kafe dhe sanduiçe.

Ajo shtoi se kanë firmosur që s'janë dakord me akuzat dhe se do ndjekë të gjitha procedurat ligjore.

“Akoma nuk kanë bërë gati fashikujt. Kanë marrë shkrime portalesh dhe i kanë bërë fashikujt. Aty ka karta banke, që janë blerë sanduiçe, kafe e kështu gjërash. Dhe unë kam analizë financiare, edhe unë kam 8000 faqe, edhe nëna ime ka 8000 faqe. Në fashikuj janë dhe artikujt të shkruara kundër nesh. Firmosëm që s’jemi dakord, do ndjekim procedurat. Procesi do durim strategjik, duhet marrë me qetësi, shëndeti ka shumë rëndësi.”– tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj saj.

Të fundit