Flash News
Arrestohen 7 pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan
Aksident automobilistik në Pogradec, plagosen tre persona, mes tyre dy fëmijë
Aksident i trefishtë në Pogradec, 2 të plagosur
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci thirret në SPAK
Mjeti godet nga mbrapa kamionin në tunelin Elbasan-Tiranë, shpërthen në flakë
Kryemadhi për 'sherrin' me Metën: Unë nuk them “po shefi”, debati nisi për atë paçavuren
Deputetja Monika Kryemadhi thotë se nuk ka konflikt politik me Ilir Metën, por sipas saj, ky i fundit merr këshilla të gabuara nga këshilltarët e rinj në Partinë e Lirisë.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha se në mbledhjen e Kryesisë së partisë nuk ka patur diskutime me tone të larta.
Sipas Kryemadhi, debati në Partinë e Lirisë, ka nisur pas sulmit hakerues disa javë më parë të kompjuterave në selinë e partisë.
Denoncimin që bëri vetë Meta në organet ligjzbatuese për këtë çështje, Monika Kryemadhi e konsideron si paçavure.
Blendi Fevziu: Cili është thelbi i konfliktit tuaj politik?
Monika Kryemadhi: Nuk mendoj që ka konflikt, ka një sjellje ndryshe të këshilltarëve të gabuar që ai ka mbledhur. Këto janë debate që unë i kam bërë në mbledhjen e Kryesisë.
Blendi Fevziu: Ka qenë e tensionuar mbledhja e Kryesisë?
Monika Kryemadhi: Jo nuk ka qenë e tensionuar. Debati që Monika Kryemadhi di të bëjë gjithmonë, nuk bën debat duke thënë po shefi, Monika bën debat duke treguar që debati ka filluar me atë paçavuren e famshme të denoncimit që është firmosur nga z.Meta përsa i përket serverave.
Debati është edhe për shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë sa i përket meritokracisë, angazhimit, funksionimit të strukturave, marrjes së përgjegjësisë. Unë nuk mendoj që një parti politike është thjesht like dhe share në Facebook. Struktura e një partie politike është kontakti fizik i drejtpërdrejt me njerëzit. Ajo paçavure e firmosur nga Ilir Meta është një…