Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi për zgjedhjet: 6 marsi nuk është beteja e LSI-së

Kryemadhi për zgjedhjet: 6 marsi nuk është beteja e LSI-së

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se beteja e partisë që drejton nuk janë zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. LSI është pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Kryemadhi tha për “Ora news” se beteja e LSI-së është hapja e politikës dhe sfidimi i sistemeve autoktratike brenda partisë. Ajo ka shtuar se në LSI nuk ka autokraci si në PS dhe PD.

“Beteja jonë nuk është 6 marsi. Beteja jonë janë zgjedhjet e ardhshme lokale, këshilltarët, kandidatët. Beteja jonë është hapja e politikës. Beteja jonë është sfidimi i sistemeve autoktratike brenda partive. A ka autokraci në LSI? Nuk e ka në përmasat që ka në PD dhe PS.

Po normalisht njerëzit në mënyrë instiktive thonë të pyesim Monikën, kur ndërkohë të jenë të pavarur. Kur normalisht duhet të jenë të pavarur. Duhet të thyhet ky system, njerëzit duhet të mësojnë të rrëzohen dhe të ngrihen vetë. Njerëzit duhet të kuptojnë që duke sfiduar partinë brenda sfidon dhe sistemin politik jashtë”, tha Kryemadhi.

Të fundit