Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi prezanton kandidatët për deputetë në Gjirokastër: Rama centralizoi ekonominë

Kryemadhi prezanton kandidatët për deputetë në
Foto nga aktiviteti

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ishte në Gjirokastër, ku prezantoi kandidatët për deputetë të këtij qarku, Vangjel Tavon, Myrvete Asqerin dhe Freskida Çakon.

Kryemadhi u ndal edhe ekonomia e Gjirokastrës, që sipas saj ka rënë pasi ka munguar mbështetja e shtetit. Ajo theksoi se turizmi duhet të zgjasë përgjatë gjithë vitit, ndërsa evidentoi dhe largimin e të rinjëve.

"Ne mbrëmë kur erdhëm fjetëm në Gjirokastrës dhe duke diskutuar me të zotin e hotelit i cili shumë pak dhoma kishte hapur, pasi ekonomia ka rënë, situata e pandemisë ka krijuar që njerëzit të mos lëvizin. Por jo vetëm kjo, por edhe ndihma nga shteti nuk ka qenë prezentë për ta. Një nga problemet më të mëdha është papunësia, mungesa e të rinjve dhe të reja, të cilët largohen dhe mbi të gjitha mbyllja e shumë degëve në Universitetin e Gjirokastrës ku Zamira është pedagoge aty dhe e di se çfarë ndodh, siç është në Gjirokastër edhe në të gjithë qytetet e Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Korçë, që ka sjellë mbyllje të degëve, pasi kanë ikur të rinjtë.

Kjo vjen si rezultat i një shpopullimi të jashtëzakonshëm. Nuk na lind gjë tjetër veç një detyrë e madhe për të kthyer atë shpresë, energji pozitive të të rinjve e të rejave në Shqipëri, pse jo dhe në Gjirokastrës. Turizmi në Shqipëri nuk është vetëm në 2 muaj e verës, por duhet të jetë në 12 muajt e vitit për shkak sepse është e domosdoshme të jetojmë, punojmë, të kemi mundësi jo vetëm për një punë të thjeshtë, por të mirë paguar", tha Kryemadhi.

Kjo e fundit akuzoi qeverinë se ka centralizuar ekonominë.

"Ne e kemi diskutuar këtë dhe nuk është vetëm për Gjirokastrën. Centralizimi që ka kërkuar të bëjë Rilindja të të gjithë kontrollit në një dorë dhe kjo ka ardhur jo vetëm të kontrollit financiar, korrupsionit të tenderave, por që të largosh arkivin e një qyteti, që është memoria është antishqiptare", tha Kryemadhi.

Ajo u ndal edhe gjendja e spitaleve në këtë qark. Sipas saj, mungesa e shërbimeve në këtë sisitem ka nxitur largimin e banorëve.

"Nga ana tjetër, mungesa e shërbimeve duke filluar që tek spitali, nuk mund të lësh Gjirokastrën që të mbahet me një ambulancë, sepse spitali rajonal e kanë shpikur të tjerët që janë më të zotë se Manastiruliu dhe Edi Rama nga ana e sistemit shëndetësore, pasi ti jetë vetë mjek dhe e di shumë mirë se si funksionon. Ka të bëjë që njerëzit të mos ndihen më të sigurtë dhe të largohen nga ky vend. Pra të vazhdojë shpopullimi me ritme shumë më të shpejta", shtoi kryetarja e LSI-së.

 

Të fundit