Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi prezanton kandidatin për deputet në Dibër: Ndihet era e ndryshimit!

Kryemadhi prezanton kandidatin për deputet në Dibër: Ndihet era e
Foto ilustruese

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte në Dibër, ku prezantoi kandidatin për deputet, Hajri Laçin. Kryemadhi u ndal edhe te largimi i të rinjve, rënia e cilësisë së mësimdhënies dhe problemet ekonomike.

“Por kemi ardhur të bëjmë prezantimin sot sepse je në krye të listës së LSI në Dibër. Kur erdhëm mbrëmjet e vona të darkës, ndihej era e ndryshimit, ata e ndienin që gjërat nuk ishin ashtu siç duhet, edhe kur diskutuam për problematikat që ka rrethi i Dibrës, është e domosdoshme angazhimi i kësaj pjese intelektuale që po zvogëlohet në rrethin e Dibrës.

Situata në Shqipëri me largimin e të rinjve, ka bërë që këta të fundit nuk duan të kthehen më. Cilësia e mësimdhënies ka rënë shumë, por edhe problemet ekonomike. Ne duam tua bëjmë sa më mirë, komode, jetesën", tha ajo.

Kryemadhi kujtoi fushatën e vitit 2009 dhe ndryshimet që ka me periudhën parazgjedhore të këtij viti.

"Ne sot bashkë me Përparimin që ia lë stafetën e deputetit këtij ekipi të mrekullueshëm kemi një ditë intensive, por ka emocione brenda. Më kujton emocionet e fushatës së 2009 që ka një ritëm tjetër nga e sotshmja.

Unë i uroj suksese doktorit, kanë ngelur ende mësues e inxhinierë në Dibër që kontribuojnë për qytetin. Faleminderit të rinjve, që është nder ti kesh. Të kesh të rinj që po largohen çdo ditë është sfidë e madhe, sepse ne do të rikthejmë disa aspekte të tjera në qarkun e Dibrës, Dibra është një pikë historike dhe turistike duhet ta zhvillojmë më shumë”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit