Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Kryemadhi: Rama gënjeu në komisionin hetimor, nuk ka investim 128 milionë euro në inceneratorin e Tiranës
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzon kryeministrin Rama se ka gënjyer në Komisionin Hetimor i thirrur si dëshmitar kur deklaroi se janë investuar 128 milionë euro në inceneratorin e Tiranës.
E ftuar në emisionin ‘5 pyetje’ në Report tv, Kryemadhi thotë se investimi prej 128 milionë eurosh nuk ekziston.
“Unë do ta filloja me një deklaratë të kryeministrit Rama në komisionin hetimor ku të gjithë shqiptarët e mbajnë mend në atë teatër ulërimat dhe pasthirrmash kur thonte është kompani private e cila investon 128 milionë euro.
Dhe në fakt në pamje të parë nuk asgjë të keqe një kompani private e cila investon 128 milionë euro për inceneratorin e Tiranës dhe Bashkia e Tiranës i blen shërbimin. Sot e kësaj dite pas kaq vitesh qeveria shqiptare në bashkëpunim me Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Financave mbikëqyr të gjithë mbështetjen buxhetore që i jepet inceneratorit të Tiranës nga buxheti i shtetit dhe po kështu nga Bashkia e Tiranës.
Në fakt po të hyjmë në gjithë këtë investigim që kemi bërë përveç dhënies së koncesionit në mënyrë të paligjshme nga Erion Veliaj për një angazhim 30 vjeccar. Ne na ka rezultuar se investimi prej 128 milionë eurosh nuk ekziston. Kjo do të thotë që kryeministri ka gënjyer në komisionin hetimor e para, e dyta ka gënjyer me dokumente ka gënjyer me të gjithë angazhimin me të gjithë fushatën publicitare për opinionin publik”, u shpreh Kryemadhi.