Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi-Ramës: Shko tek inceneratori i Tiranës dhe trego investimin prej 128 mln eurosh

Kryemadhi-Ramës: Shko tek inceneratori i Tiranës dhe trego investimin

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i kërkoi kryeministrit Edi Rama të shkojë tek inceneratori i Tiranës dhe t’iu tregojë qytetarëve se ku është investimi 128 milionë eurosh.

Sipas Kryemadhit, nuk ka një të tillë, duke thesuar se qytetarët nuk kanë marrë asnjë shërbim, por vetëm paguajnë për llogari të tij. Ajo shtoi se çdo gjë është fasadë, duke theksuar se investimi është vetën në letra.

Kujtojmë që opozita është përqëndruar te e ashtëquajtura aferë e inceneratorëve, duke dalë me denoncime të reja dhe akuza çdo ditë. Sipas saj, rreth 430 milionë euro janë marrë nga paratë e shqiptarëve për një shërbim që nuk është ofruar asnjëherë.

“Edi Rama ka bërë një plan biznesi për të vjedhur çdo shqiptar me inceneratorët. Është një investim në letra dhe jo i vërtetë. Klodian Zoto ka nënkontraktuar pleq, plaka, barinj nëpër male dhe të vdekur që kanë nënshkruar firma fiktive. Nga nisja e koncesionit deri më sot shqiptarët paguajnë një shërbim që nuk e marrin dhe nuk e kanë marrë asnjëherë.

I vetmi incenerator ku Rama nuk ka shkelur është ai Tiranës. Financues të kësaj vepre fiktive janë të gjithë qytetarët shqiptarë nga veriu në jug. Ku shkojnë lekët e shqiptarëve? Pse nuk demonstron Edi Rama investimin e bërë në Sharrë. Para ca ditësh aty kishte vetëm jonxh të mbjellur. Pse fshihet Edi Rama dhe pse u tha qytetarëve në Komisionin Parlamentar që kompania ka bërë investim dhe unë jam kryeministër dhe firmos pam, pam, pam.

E ftoj kryeministrin e Shqipërisë të shkojnë të inceneratori i Tiranës dhe t’i tregojë shqiptarëve ku është investimi prej 128 milionë eurosh. Të bëjë inspektimin që bën gjithmonë në fasada”, tha Kryemadhi.

 

Të fundit