Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi replika me Muzhaqin: Djemtë shqiptarë roje në ‘shtëpi bari’ në Angli, vajzat eskorta të kriminelëve

Kryemadhi replika me Muzhaqin: Djemtë shqiptarë roje në

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka replikuar me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi në Kuvend, teksa ka theksuar se të rinjtë në Shqipëri e kanë humbur shpresën.

Sipas Kryemadhit, rinia shqiptare sot ose zgjedh të punojë në shtëpi bari në Angli, ose vajzat janë eskorta të kriminelëve.

Për tu rikthyer tek ministrja e Rinisë, Buzhaqi, më fal për mbiemrin por duhet të kuptosh një duhet të kuptosh një gjë e nderuar që një i ri të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve dhe shoqatave që janë të lidhura me qeverinë, një partie politike i kushton 100 euro një votë. Nëse një i ri duhet të bëhet deputet, i duhet një milionë euro për të hyrë parlament.

Një ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli apo Spanjë apo vajzat shqiptarë për tu bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.

Arsyeja pse mora fjalën për replikë është për të rinjtë që përgojuat dhe përgjithësuar. Thoni që të rinjtë bëjmë kështu e ashtu lloj punësh. Por të rinjtë janë të arsimuar dhe të edukuar, madje rezultojnë dhe të parët jashtë vendit. Të rinjtë shqiptarë janë plotë shpresë, por nuk ia hiqni dot sot”, iu përgjigj Bora Muzhaqi.

 

Të fundit