Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi shfaqet në krah të ish-eksponentit të rëndësishëm të PS në Librazhd

Kryemadhi shfaqet në krah të ish-eksponentit të

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shfaqur në krah të Sokol Skurës një ish eksponent i rëndësishëm i Partisë Socialiste në rrethin e Librazhdit. Skura ish-anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS dhe ish kandidat për deputet në vitin 2013 iu është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Qytetarët e Librazhdit ndjejnë përditë e më shumë peshën e keqqeverisjes së Rilindjes. Rinia e sheh të ardhmen jashtë Shqipërisë, në kërkim të mundësive për punësim dhe shkollim.

“Bashkë me Sokolin u takova sot me shumë qytetarë të zhgënjyer, që të gjendur mes papunësisë, kostove të larta të jetesës dhe arrogancës së qeverisë,  kanë vendosur të mbledhin forcat për 25 Prillin, ditën kur dënojmë me votë ata që këto vite u kujdesën vetëm për mirëqenien e miqve dhe jo për qytetarët dhe familjet e thjeshta të Librazhdit e të Shqipërisë.

Koha për qeverisje që kujdeset për të gjithë njësoj. Koha ta bëjmë Shqipërinë shtëpi”, tha Kryemadhi.

Të fundit