Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: S’ka virus që e ndalon rininë shqiptare për të ndaluar këtë realitet monstruoz

Kryemadhi: S’ka virus që e ndalon rininë shqiptare për

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së, foli për situatën me të cilën përballen vajzat dhe djemtë në Shqipëri. Kryemadhi tha se të rinjtë do ta ndryshojnë këtë realitet monstruoz dhe për këtë s'ka virus që i ndal, shtoi ajo.

“Të rinjtë janë shpirti dhe drita e syve të familjeve tona. Dëgjoj me vëmendje dhe me pjesën më të madhe të tyre jemi takuar. Pyetja që bëjmë herë pas here është; sa nga ju duan që të ikin në Shqipëri? Mungesa e arsimit cilësor, e perspektives, e një page të mirë paguar, e shumë gjerave të tjera që ka sot nevojë një njeri, jo vetëm shkollën, janë arsyet.

A ka zgjidhje kjo situatë? Me djem dhe vajza si ju që ëndërrojnë të jenë europiane në vlera dhe standard jetese, në cilësinë e mënyrës së jetesës, për të krijuar më shumë. Europa nuk është kulla që zaptohen dhe pastrojnë paratë e drogës në Shqipëri. Por është arsim cilësor, shëndet dhe kujdes i politikës për qytetarët e saj. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndryshuar këtë realitet të hidhur. S’ka virus që e ndalon rininë shqiptarë për të ndaluar këtë realitet monstruoz”, tha Kryemadhi.

Të fundit