Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: S'kam asnjë biznes jashtë Shqipërisë, do hedh në gjyq Top Channel!

Kryemadhi: S'kam asnjë biznes jashtë Shqipërisë, do

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaron se do të hedh në gjyq Top Channel, pasi sipas saj ka falsifikuar dokumentet duke akuzuar atë për marrje pagesash nga biznesmenë rusë.

Kryemadhi tha në Syri Tv, se për të gjitha këto akuza do të përballet në gjykatë me median në fjalë.

"Nuk kam asnjë llogari bankare, as biznes, as offshore jashtë Shqipërisë. Unë kam llogari bankare vetëm te Banka Credins, bankë shqiptare, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurive. Unë do çoj për padi penale televizionin Top Channel që ka mashtruar dhe ka falsifikuar e përdorur...për dëmshpërblim financiar, padi civile sepse me sa duket ashtu siç vendosa standard të ri për inceneratorët që nuk mund të shkosh dhe të bësh baltë dhe duke hedhur batuta, siç po ndodh sot nga PS.

Drejtori i BB thotë po të ikën rinia dhe është shumë keq për ekonominë tënde, do shkosh gropë, ai nxjerr gazetaren e Tv të Mirel Mërtirit për t'iu bërë pyetje pronarit të Mirel Mërtirit. Top News është marrë me qira nga Mirel Mërtiri. Unë do përballem në gjykatë me këta", u shpreh Kryemadhi.

Të fundit