Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: SPAK kërkoi arrestimin e Subashit, por u frenua

Kryemadhi: SPAK kërkoi arrestimin e Subashit, por u frenua

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas operacionit të SPAK me 11 urdhër-arreste për të përfshirët në aferën e inceneratorëve.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se veprimet e fundit nga SPAK treguar se faktet e bëra publike jan të pamohueshme.

Deputetja e PL-së shprehet se ka burime që tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi, por nuk është lejuar.

Kryemadhi shkruan se SPAK duhet të godasë në qendër për inceneratorët dhe jo të ndjekë sulmet e kongresit të partisë.

“Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme.

Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!

Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njejti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve.

SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë.

Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t'i kthehen shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit