Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Tabaku donte ta mbyllte me Lefter Kokën çështjen e inceneratorëve

Kryemadhi: Tabaku donte ta mbyllte me Lefter Kokën çështjen e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj kryetares së komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, se ka punuar për ta mbyllur çështjen.

Në një intervistë për A2 CNN, Kryemadhi thotë se Tabaku donte ta mbyllte me Lefter Kokën, ish ministrin e mjedisit tashmë të arrestuar, çështjen e inceneratorëve.

“Belind Këlliçi nuk u njoh kurrë me raportin e inceneratorëve, edhe pse ishte anëtar i komisionit. Sepse raporti i zonjës Tabaku ishte për t’i vënë kapak historisë së inceneratorëve e për ta lënë deri te Lefter Koka.

Zonja Tabaku me sa duket ka marrë sëmundjen e ish-kryetarit të saj, ose kryetarit që e ka akoma, Lulzim Basha, duke gënjyer. Tabaku i ka çuar një letër zotit Vasili përmes Genc Gjonçajt. Ndërkohë që Vasili i ka çuar letër Bashës që LSI duhet të jetë pjesë e komisionit. Zonja Tabaku ka vendosur veton për mospranimin e LSI në komision.

Kishte hall se mos LSI i merrte lidershipin e komisionit. Rama përballë Tabakut nuk e kishte problem, qëndroi edhe 10 orë…”, tha Kryemadhi.

 

Të fundit