Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi takim me banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat: Nuk do t’i lejojmë të tallen me ju, do i dërgoj letër prokurorit

Kryemadhi takim me banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat: Nuk

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me qytetarët e prekur nga tërmeti në Kombinat.

Kryemadhi tha se nuk do të lejojë që qeveria të tallet me ta dhe të prishë shtëpitë e tyre për të ndërtuar një qendër tregtare që të pastrojnë lekët e drogës.

"E para, ne nuk do të lejojme të tallen me ju, pasi u tallën me naftëtarët tani do të marrin dhe “kolibët”  e hallexhinjve këtu te pupulitet,se kolibe janë këto. Ajo që them unë është se 25 prilli nuk është larg, nuk dua të flas për vota se ajo është puna juaj, ne kemi për detyrë t’ju dalim përkrah të vijmë këtu me ju, do i shkruaj një letër bashkisë së tiranës, hipoketave, prokurorit, si  mund ta heqi ai emrin tënd nga çertifikata, e  ben me pastru lekët  e drogës", tha Kryemadhi.

Të fundit