
Flash News
Shtypi i ditës/ " Politika që duam, kalon përmes shëndetësisë?", "BE: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira!"
Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
‘Gjithçka shndërrohet në ndërtesa’: Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista
Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi
Kryemadhi: Taksat e larta dhe mungesa e subvencioneve kanë penalizuar bujqësinë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzon qeverinë se ka lënë jashtë vëmendjes nga investimet Peqinin.
Gjatë një bashkëbisedimi me disa nga banorët e kësja zone, Kryemadhi thotë se Taksat e larta dhe mungesa e subvencioneve kanë penalizuar bujqësinë
“Nga eksperienca ime që kam pasur edhe më parë, peqinasit janë njerëz punëtorë, të cilët çdo ditë e më shumë i përkushtohen punës së tyre, tokës së tyre, ashtu sikurse edhe nga ana tjetër e kanë shumë të pamundur mbijetesën përsa i përket taksave të larta, mungesa e subvencioneve për ata që merren me bujqësi, por nga ana tjetër brenda qytetit problem është mungesa e rrugëve dhe infrastrukturës.
Pak para se të vinim këtu ishim në një kafe brenda në qytet, ku u takova me dy mësues rastësisht, ishin çift burrë e grua, të cilët po flisnin për problemet e arsimit dhe u shprehën se cilësia e mësimdhënies te fëmijët është shumë e dobët.
Sot është një ditë me diell, por bën shumë ftohtë, një nga ditët më të ftohta të vitit dhe balta ka ngrirë dhe nuk e ndjen në këmbë, por problemet janë të përditshme, por jo vetëm këtu në Peqin, por edhe në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht se fasada mund të jetë e ndryshme për shkak të ngjyrës, për shkak të zonës, për shkak të mentalitetit, por problematike është e njëjta: Taksa të larta, mungesa e vendeve të punës, paga të ulëta dhe të papaguara. Po ashtu kemi edhe mungesën e autoritetit të shtetit për ti ndihmuar qytetarët e saj”, u shpreh Kryemadhi.
Ditari politik









Të fundit



Horoskopi 5 mars, mësoni shenjat me fat
5 Mars 2021, 08:02

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme
5 Mars 2021, 07:47










A na bën optimistë një qeveri (e mundshme) e Bashës
4 Mars 2021, 21:04
