Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Taksën e koronavirusit e paguajmë te fatura e dritave

Kryemadhi: Taksën e koronavirusit e paguajmë te fatura e dritave

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se shqiptarët paguajnë te fatura e energjisë elektrike taksën e koronavirusit. 

Duke folur në Syri tv, Kryemadhi thotë se qeveria shqiptare abuzon me shqiptarët, në kohën kur të prekurit i kanë përballuar vetë shpenzimet për ilaçe.

"Shqipëria është abuzive, edhe energjia elektrike. A e dini ju që paskemi një taksë për COVID-in që e paguajmë në faturën e energjisë elektrike. Unë nuk e dija, ma ka thënë mami, kur kishte paguar 10 mijë lekë taksë për COVID-in.

Do merrem dhe të shohë se çfarë është kjo taksë. Taksë COVID-i kur kemi mbi 1 mln kontrata, ndërkohë që të gjitha shpenzimet për ilaçet, shqiptarët i paguan vetë. E gjitha është një rreth vicioz për t’u marrë me Bashën”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit