Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi thirrje anëtarëve të LSI: Rama po na përgjon, mos përdorni më WhatsApp-in

Kryemadhi thirrje anëtarëve të LSI: Rama po na përgjon, mos

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u ka drejtuar një thirrje anëtarëve të LSI-së që të mos përdorin më aplikacionin WhatsApp.

Gjatë një takimi në Kavajë, Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar që të përgjojë mesazhet e tyre, por shton se po lodhet kot pasi nuk do mund t’i kuptojë.

U bëj thirrje anëtarëve të LSI të mos të përdorin më WhatsApp-in, por një tjetër aplikacion që do ua dërgojmë pasi Rama mund të mendojë se për të gjurmuar të ashtuquajturat banda kriminale që i ka në tavolinat e veta dhe në komunikim me drejtues qarqesh, mund të gjejë lëvizjet tona. Po ia them me tv, që të mos lodhet kot duke na përgjuar se s’ka për t’i kuptuar kurrë mesazhet tona”, tha Kryemadhi.

 

Të fundit