Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi “thumbon” Bashën: Më 25 prill kishim në krah një armik, u përballëm me pabesinë

Kryemadhi “thumbon” Bashën: Më 25 prill kishim në

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi “thumboi” kryedemokratin Lulzim Basha gjatë një aktiviteti me të rinjtë e partisë. Ajo ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit LSI kishte një armik në krahë.

Kryemadhi theksoi se Parlamenti është kthyer në teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë, duke iu drejtuar kështu Bashës dhe Edi Ramës.

“Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë. Me një partneritet që e kishin armik në krah.

Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pasha elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi një parlament teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipëri”, tha Kryemadhi.

 

Të fundit