Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi tregon pengun e vetëm dhe planet pas dorëheqjes nga drejtimi i LSI

Kryemadhi tregon pengun e vetëm dhe planet pas dorëheqjes nga drejtimi

Monika Kryemadhi ka folur pas tërheqjes nga drejtimi i LSI, e cila tashmë do të njihet me një emër të ri ‘Partia e Lirisë’.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të Konventës së partisë, Kryemadhi ka treguar se do rikthehet te të rinjtë, ndërsa pengun e saj të vetëm e cilësoi momentin kur nuk dëgjoi Ilir Metën për djegien e mandateve.  

“Meta përveçse është një ndër shtetarët mund të them që është një ndër politikanët, di të them që është politikani më i përgjegjshëm që asnjëherë nuk bën lëvizje të gabuar.

Nuk do ta mendoja bashkëshorti i Monikës por themeluesi i partisë. Rikthimi i tij është shpresë për opozitarizmin. Për të krijuar një hapësirë lirie të menduarit dhe të votuarit. Njerëzit nuk ndjejnë liri. Unë si Monikë ndihem shumë mirë për të punuar me të rinjtë, që më rinon edhe më shumë sepse Monika dikur ishte në një kafaz që mund të ishte i bukur por shumë i vështirë. Rikthimi i Monikës do ta kthejë atë në të lirë. Pengu i vetëm i imi ishte se nuk dëgjova Metën për mandatet.’- tha Kryemadhi

 

Të fundit