Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi tregon ‘presionin’ ndaj mjekëve të familjes: Po nuk çoi 400 emra për check up për koncesionarin i pritet rroga

Kryemadhi tregon ‘presionin’ ndaj mjekëve të familjes: Po

E ftuar në emisionin ‘Tempora’ në RTV Ora, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi situatën ekonomike që ka ardhur pas pandemisë.

Kryemadhi tha se sot qytetarët ndjejnë pasiguri për shkak të situatës në spitale por sidomos asaj ekonomike. Kryeministri dhe qeveria tashmë e ka të pamundur të krijojë vende të reja pune u shpreh ajo kur nuk arriti deri më tani.

“Me keqmenxhimin pandemisë futet dhe pasiguria ekonomike. Ajo që ne duam të mbulojmë njerëzit shikojnë më thellë se çfarë shohim ne. Si mund të krijojë vende pune ky tani kur nuk mundi ta bëjë dot më parë. Si mund të ndodhë kjo kur ky ishte i paaftë ta menaxhonte para se të ndodhte, prandaj njerëzve ju shtohet pasiguria”, thotë kryemadhi, e cila flet edhe për problemet me të cilat përballen mjekët.

“Unë kam shumë mjek miq që janë në pozita shumë të këqija, pasi një maskë në 5 ditë i jepet një mjeku. Si mund të mbajë një maskë 5 ditë e cila nuk është më higjenik. E dyta nuk kanë infrastrukturë, jo vetëm në QSUT por në të gjithë Shqipërinë, kam takuar mjekë ambulanca të cilët i kanë vendosur në pozita të tmerrshme. Mjafton që të gjurmoni një mjek dhe do të shihni se dita e një mjeku familjeje shkon për mbushjen e letrave për koncensionarin, dhe në fund të ditës mjeku po nuk çoi 400 emra për check up për koncesionarin i pritet rroga’.

Të fundit