Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Veliaj po kërcënon grupe të caktuara kriminale përmes OFL-së për blerjen e votave

Kryemadhi: Veliaj po kërcënon grupe të caktuara kriminale

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi denoncon se kryebashkiaku Erion Veliaj kërcënon grupe të caktuara kriminale përmes OFL-së për blerjen e votave.

E ftuar në Tempora , Kryemadhi thotë se për këtë qëllim, segmente të caktuara të mazhorancës drekojnë me grupe kriminale.

“ Pasi nuk arritën që të bllokonin dot me kartat ID, tashmë janë turrur si një ujëvarë emocionesh për blerjen e votës me punësime, legalizime dhe intimidime. Po ashtu, kanë zhvilluar edhe dreka me grupe kriminale, gjë për të cilën do t’i bëjë edhe një letër drejtorit të policisë.

Erion Veliaj kërcënon grupe të caktuara kriminale përmes OFL-së. Do t’i bëjmë gati çdo gjë. Rama të kërcënojë qytetarët shqiptarë me vrasje me covidin. Ne kemi një plan për mbrojtjen e votës. Vrulli dhe revolta socialiste ndaj Rilindjes do të jetë e frikshme”, thotë kryetarja e LSI.

 

 

Të fundit