Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Yuri Kim ja bëri të qartë Ramës, pse sulmon SHBA-në kur po të mbaj në pushtet

Kryemadhi: Yuri Kim ja bëri të qartë Ramës, pse sulmon

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për qëndrimet e ambasadores amerikane, Yuri Kim, duke pretenduar se ajo ka mbështetur kryeministrin Edi Rama.

Kryemadhi tha për “Quo Vadis” se Kim ja bëri të qartë Ramës se ajo po mbyll sytë për ta mbajtur në pushtet.

“Ambasadorja ia bëri të qartë Ramës, pse sulmon SHBA-në kur unë kam mbyllur sytë për të mbajtur në pushtet. Mbyll sytë kur blihen votat nga paratë e krimit, mbyll sytë kur arrestohen njerëzit, mbyll sytë kur shembet teatri, mbyll sytë kur ti bën “Open Ballkan”, tha Kryemadhi.

 

Të fundit