Flash News

Ditari i Opozitës

"Kryeministër delinkuent", Meta: Edi Rama kontrollon 60 gomerë, përveç Shkodrës

"Kryeministër delinkuent", Meta: Edi Rama kontrollon 60

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ka marrë fjalën në takimin përmbyllës të fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është shprehur se një person që është kryeministri Edi Rama kontrollon 60 kryebashkiakët e vendit përveç atij të Shkodrës.

Meta shtoi se Rama është një kryeministër delikuent, që sipas tij kërkoi të devijonte vëmendjen nga llogaridhënia dhe të politizonte fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

“Nuk po e besoj që po mbaron kjo fushatë, që mezi kam pritur që të mbarojë, që Shqipëria të ndahet me këtë regjim monist në sistemin vendor, ku një person i vetëm kontrollon 60 gomerë, përveç Shkodrës tonë heroike dhe 100 % të këshillave bashkiake.

Rama si një kryeministër delinkuent, u përpoq të devijonte llogaridhënien në këto 4 vite të pushtetit absolut mbi 60 gomerët e tij, siç i quan ai dhe ata e pranojnë. Kërkoi të politizoi zgjedhjet e 14 maj, ku vendosi në të gjithë Shqipërinë posterat me fytyrën e tij të qeshur dhe me fytyrën time e të doktorit të mërzitur.

Vetëm në Bashkinë e Tiranës janë miratuar mbi 1 milard euro, nga ai këshill bashkiak monist dhe askush nuk ka parë një mbledhje të vetme të Këshillit Bashkiak ku të diskutohet për buxhetin”, u shpreh Meta.

Të fundit