Flash News

Ditari i Opozitës

“Kryeministër i mirë”, Paloka: Ç’mendon Basha për vlerësimet ndaj Ramës kur pranon të mirëqenë çdo gjë që thotë Blinken

“Kryeministër i mirë”, Paloka: Ç’mendon Basha

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas komenteve të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si udhëheqës të mirë.

Në një postim në FB, Paloka i drejtohet ish kryedemokratit Lulzim Basha dhe ndjeësve të tij se ç’mendojnë për ndaj Ramës kur pranojnë të mirëqenë çdo gjë që thotë Blinken.

Postimi i plotë:

Jam kurioz te di se cfare mendojne ata “opozitaret” e L.B , ata “euroatllantiket” per vleresimet qe Sekretari i ka bere Rames ???

Kur Blinken firmosi “non grata”-n e Berishes , i thashe L.B se ky ishte nje akt kunder PD , per te mbeshtetur Ramen. Ne ate moment L.B ishte dakord me kete te vertete, por ne shtator, pasi e kapen per veshi, ndermori aktin e perjashtimit te Berishes pa pyetur asnje prej nesh. Justifikimi i tij, pas reagimit tim se me ate akt po shkatrronte PD, ishte se pas largimit te Berishes, “ata” do godisnin Ramen…!!! I bera te qarte qe ne rastin me te mire ky ishte naivitet dhe logjike absurde. Goditja e Berishes behej pikerisht per te kunderten, pra per te mbrojtur e fuqizuar Ramen.

Por L.B vazhdoi edhe per ca vite te tjera te mashtronte ata qe e ndiqnin se shume shpejte “ata” do largonin Ramen e do i dhuronin pushtetin L.B!

Prandaj jam kurioz sot te dij , jo cfare mendon L.B , se ai ka qene i qarte qe kur e morren peng, po ata qe i shkojne pas duke perdorur te njejtat justifikime. Cfare mendojne sot per njeriun e Sorosit qe firmosi per te shpallur “non grata” Berishen dhe quan “udheheqes e kryeminister te shkelqyer” Ramen? Perderisa ata pranojne si te mireqena cdo gje qe thote Blinken, atehere i bie qe si “opozitare te vertete” te pranojne dhe vleresimet per Ramen…!

 

 

Të fundit